Angelia Jolie është rikthyer me ish-bashkëshortin e parë? fotografohet teksa del nga shtëpia e…

16 qershor 2021 | 11:15

Duket se së fundmi personazhet e famshëm e kanë kthyer në trend që të rikthehen tek ish-partnerët/et e tyre. Ishte Jennifer Lopez e cila sapo u nda nga i fejuari i saj, Alex Rodriguez, nisi një romancë me ish-partnerin, Ben Affleck.

E duket se të njëjtën gjë po bën edhe aktorja e famshme e “Hollywood”-it, Angelina Jolie. Kjo e fundit është fotografuar teksa ka vizituar ish-bashkëshortin e saj të parë, Jonny Lee Miller, në Brooklyn.

Jolie është parë teksa dilte nga apartamenti i tij. Sipas mediave të huaja, ajo madje ka vendosur që t’ia prezantojë djalin e saj ish-partnerit. 46-vjeçarja është fotografuar sërish duke dalë nga vendi ku qëndron Jonny, por kësaj radhe me djalin e saj.

Aktorja e famshme u shfaq tepër elegante rrugëve, teksa nuk mundi t’i shpëtonte syrit të paparacëve dhe të gjithë nisën aludimet për marrëdhënien e tyre.

Është rikthyer me ish-bashkëshortin e parë? Angelia Jolie

Është rikthyer me ish-bashkëshortin e parë? Angelia Jolie

Është rikthyer me ish-bashkëshortin e parë? Angelia Jolie

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media…