Serwer: Marrëveshja Kosovë – Serbi arrihet brenda disa muajsh

16 qershor 2021 | 11:20

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, vlerëson se takimi i Brukselit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, është një sinjal pozitiv dhe se nga biseda e tyre e parë nuk duhej të kishte pritje të mëdha.

Ai ka thënë se një marrëveshje midis dy shteteve mund të arrihet brenda disa muajsh.

“Është për t’u lavdëruar që ndodhi [takimi], por nuk është mirë që ata duhet të flasin për njëri-tjetrin në një kontekst negativ. Kjo nuk kontribuon rezultatit përfundimtar, për çfarë do të duhej ata të ndryshojnë”, ka deklaruar Serwer.

“Dialogu vazhdoi dhe ky ishte një takim brenda këtij procesi. Albin Kurti nuk ishte i përfshirë më parë në procesin me të cilin po përpiqet të njihet dhe të përcaktojë se si idetë e tij përshtaten në kontekst. Për presidentin Vuçiq, kjo është një histori e gjatë. E konsideron jetike për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian – një rrugë që është shumë e ngadaltë”, ka thënë Serwer për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën serbe).

Në të njëjtën kohë profesori eksperti dhe profesori amerikan i Universitetit “John Hopkins” në Washington, potencon se gjatë takimit të Kurti-Vuçiq nuk ka vënë re detaje që do të tregonin se një zgjidhje e mosmarrëveshjes së të dy palëve është e mundur brenda disa muajsh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se së fundmi personazhet e famshëm e kanë kthyer…