QKUK-ja: Mjekimi Intensiv Qendror rikthehet në hapësirat e veta

16 qershor 2021 | 11:29

Pas renovimeve të nevojshme, dezinfektimit dhe bartjes së pajisjeve mjekësore, pacientët e Mjekimit Intensiv Traumatik, janë rikthyer në hapësirat ku kanë qenë të vendosur më parë.

Me vendim të Komitetit të ShSKUK-së, për menaxhim të situatës me Covid-19, ditë më parë këto hapësira ishin liruar, meqë numri i pacientëve me Covid kishte rënë ndjeshëm.

Hapësira që deri tani ka shërbyer për Mjekim Intensiv Qendror Traumatik, do të rikthehet në shërbim të Njësisë Koronare të Klinikës së Kardiologjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhur me deklaratën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin…