Sot zhvillohen tri ndeshje në ‘Euro 2020’

16 qershor 2021 | 11:35

Raundi i dytë i përballjeve në “Euro 2020” nis sot dhe sytë normalisht do të jenë nga ndeshja e mbrëmjes, që nis prej orës 21:00, mes Italisë dhe Zvicrës.

Italianët, pasi triumfuan në duelin e parë kundër Turqisë, do kërkojnë pikët maksimale për të siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Evropianit. Zvicra, pasi barazoi me Uellsin, do kërkojë të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje.

Më parë, prej orës 18:00, në grupin A do të luhet Turqi-Uells. Ekipi i Senol Gunes do tentojë të reagojë pas disfatës me Italinë. Britanikët nga ana tjetër nuk janë një ekip i lehtë dhe presin që Bale e Ramsey të tregojnë nivelin e tyre në një ndeshje si kjo.

Në program për sot, madje si ndeshja e parë, është dueli Finlandë-Rusi. Vikingët befasuan Danimarkën në ndeshjen e parë dhe morën tre pikët, ndërsa sot me rusët do kenë një duel të fortë. Rusia është mposhtur në ndeshjen e parë nga Belgjika dhe tani do tentohet autokritika.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli ka njoftuar sulme të reja ajrore kundër objektivave të…