Çka na paralajmëroi ambasadori Kosnett?

17 qershor 2021 | 12:08

Profesori universitar Milazim Krasniqi përmes nju postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka reaguar në lidhje me deklaratën e ambasadorit të ShBA-së, Philip Kosnett, për asociacion, i cili tha se Kosova e ka detyrim ta formojë asociacionin.

Krasniqi në shkrimin e tij me titull: Çka na paralajmëroi ambasadori Kosnett?, ka shkruar se për ata që marrin vesh, ai paralajmëroi se do të ndryshojë qëndrimi ndaj Kosovës në rast se vepron ndryshe nga ajo që po thotë ShBA.

Krasniqi ka postuar edhe deklaratën e ambasadorit Kosnett për Kosovën.

Postimi i plotë i tij:

Çka na paralajmëroi ambasadori Kosnett?

Për ata që marrin vesh, ai paralajmëroi se do të ndryshojë qëndrimi ndaj Kosovës. Vetëkënaqësia jonë do të ballafaqohet me pafuqinë tonë. Rrjedhimisht do të rishfaqet e do të na ngulfatë mjerimi ynë! Lexojeni me kujdes (deklarata e Kosnettit): “Mendoj se armiku më i madh i Kosovës është vetëkënaqësia. Çfarë dua të them me këtë? Gjatë njëzet viteve të fundit, një situatë ka lindur në Kosovë ku njerëzit janë mësuar shumë me komunitetin ndërkombëtar që hedh shumë para në vend, duke ndihmuar popullin e Kosovës për t’i zgjidhur problemet e tyre. Sa herë që ndodh një krizë, anëtarët e Quintit, KFOR-i ose BE-ja janë atje për t’ua mbajtur duart njerëzve dhe për t’i ndihmuar ata në momente të tilla. Nuk do të zgjasë përgjithmonë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej të dielës, hoxha Shefqet Krasniqi është i shtrirë në…