Kaos në Mal të Zi për shkarkimin e ministrit, kryeministri largohet nga seanca e Kuvendit

17 qershor 2021 | 12:03

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka thënë se ai nuk do të jap dorëheqje nga drejtimi i qeverisë.

Krivokapiqi këtë ua ka thënë gazetarëve në sallën e Kuvendit të Malit të Zi, pasi është larguar nga seanca në të cilën është diskutuar iniciativa e tij për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq, për shkak të deklaratave të tij se në Srebrenicë nuk kishte masakër.

Ai ka thënë se rruga është e qartë: “Ju mund të kërkoni besim të qeveria ose mund të shkoni në zgjedhje të reja”, raporton “RTCG”.

Krivokapiqi ka vlerësuar se mund të ketë ardhur koha që Mali i Zi të zgjedhë, siç ka deklaruar ai, rrugën më të mirë.

“E vetmja mënyrë që mund ta çojë Malin e Zi drejt një të ardhme më të sigurt është ajo që po bëjnë viktimat, dhe këta janë anëtarët e Qeverisë, mbi të cilën unë, për koincidencë, jam përgjegjës”, ka thënë Krivokapiqi.

Duke folur në lidhje me nismën për shkarkimin e Leposaviqit, ai ka thënë se ka propozuar “atë që është krejtësisht e natyrshme”, dhe kjo është që të kërkojë një deklaratë besimi nga ai.

Deputeti dhe një nga udhëheqësit e Frontit në pushtet Demokrat, Milan Knezeviq, i ka thënë Krivokapiqit në një debat parlamentar se cilido qoftë rezultati i votimit mbi shkarkimin e ministrit Vladimir Leposaviq, ai nuk do të jetë më kryeministër.

“Nëse e zëvendësoni Leposaviqin me dikë nesër, ju nuk jeni kryeministër, edhe nëse nuk e zëvendësoni atë, ju nuk jeni më kryeministër”, ka thënë Knezeviqi.

Anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi duhet të vendosin sot për iniciativën për shkarkimin e ministrit Leposaviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christian Eriksen do t’i nënshtrohet një operacioni për implantimin e…