S’ka fitues në derbin Angli – Skoci

18 qershor 2021 | 22:52

Derbi mes Anglisë dhe Skocisë nuk ka mundur që të prodhojë asnjë fitues, duke u mbyllur në barazim 0-0. Një duel i bukur për t’u ndjekur, por që i mungoi vetëm goli. Ashtu siç edhe pritej ndeshja nisi me një ritëm të lartë. Rastin e parë dhe më të pastër për shënim ishte për Anglinë, teksa në minutën e 11-të mbrojtësi John Stones goditi shtyllën nga një distancë shumë e vogël me kokë.

Skocia nuk qëndron aspak pasive, teksa krijon një mundësi shumë të mirë me O’Donnel në minutën e 30-të, i cili u ndal nga një pritje te Pickford. Disa sekonda më pas gardiani i njohur ndali një gol të sigurt pas një goditje të Adams nga krahu i djathtë. Fillimi i fraksionit të dytë ishte shumë më i mirë për Anglinë që krijon tri mundësi të pastra shënimi në harkun e pak sekondave. Mason Mount vendosi në provë reflekset e Marash, i cili devijoi topin në goditje nga këndi. Loja është e bukur dhe e ndezur.

Në minutën e 63-të, Skocia kishte një mundësi shumë të mirë me Dykes, por goditja e tij u ndal në vijën e portës nga mbrojtësi James, i cili u tregua shumë i vëmendshëm. Në të 78-tën, Adams pati një shans shumë të mirë në krahun e djathtë, por tentativa e tij ishte shumë e gabuar, duke mos arritur që të godasë si duhet topin.

Southgate me gjithë ndryshimet që bëri dhe në minutat e fundit nuk mundi të ndryshonte diçka në lojën e skuadrës angleze. Derbi ishte i ndezur deri në sekondat e fundit, me tifozët që dhuruan spektakël në shkallët e stadiumit, por rezultati mbeti i njëjtë 0-0. Ky është barazimi i dytë pa gola në Evropian. Anglia ngjitet në kuotën e 4 pikëve, po aq sa Republika Çeke, por me një golaverazh më të dobët.

Grupi D

Kroaci – Çeki                  1-1
Angli – Skoci                  0-0

Tabela

1. Çeki         4 pikë
2. Angli       4
3. Kroaci     1
4. Skoci       1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë…