Granit Xhaka: Koha për të fituar, koha për t’u kualifikuar

20 qershor 2021 | 13:30

Kampionati Evropian sot do të vazhdojë me dy ndeshje interesante. Grupi A i Euro 2020 sot do ta ketë xhiron finale, ku do të përcaktohet gjithçka.

Një nga dy ndeshjet që luhet sot është ajo mes Zvicrës dhe Turqisë. Të dyja kombëtaret kanë zhgënjyer me paraqitjet e tyre dhe do të kërkojnë një fitore për të shpresuar kualifikimin tutje nga vendi i tretë.

Zvicra ka një pikë, në barazimin 1:1 me Uellsin, kurse Turqia ka regjistruar dy humbje dhe është ende pa pikë dhe pa gol në këtë Evropian. Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka me anë të një postimi në “Facebook” ka motivuar bashkëlojtarët para ndeshjes jetike.

“Koha për t’u ngritur, koha për të luftuar, koha për të fituar, koha për t’u kualifikuar. Le ta bëjmë së bashku”, shkroi Xhaka në profilin e tij në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjenda e dialogut Kosovë-Serbi pritet të dakordohet para takimit të…