Lutfi Haziri nis mobilizimin për zgjedhjet lokale të 17 tetorit

20 qershor 2021 | 23:57

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti.

Ani pse ende nuk dihet nëse Haziri do të kandidojë sërish për kryetar të Gjilanit, ai ka takuar forumin e gruas së LDK-së në Gjilan.

Ky takim, sipas Hazirit, është bërë për mobilizimin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

“Po vazhdojmë me vizita në terren nëpër nëndegë, duke demonstruar besim dhe gatishmëri për zgjedhjet e 17 tetorit, derisa po vazhdon puna në takime me qytetarët, grupet e interesit dhe ekonominë lokale. Me besim në Zot, Familje e Republikë!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kurt Schlichter, ish-kolonel amerikan i cili ka shërbyer ushtarakisht në…