Glauk Konjufca, vizitë zyrtare në Gjermani

21 qershor 2021 | 11:28

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Gjermani.

Në kuadër të kësaj vizite, Konjufca sot do të takohet me kryetarin e Parlamentit gjerman, Wolfgang Schauble.

Para takimit me homologun e tij gjerman është publikuar një fotografi e Konjufcës. Fotografia është publikuar nga këshilltari politik i Konjufcës, Ilir Kërçeli.

“Para takimit me kryetarin e Parlamentit gjerman, Wolfgang Schauble”, ka shkruar Kërçeli në llogarinë e vet në “Facebook”, duke ia bashkuar edhe një fotografi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Caktimi i datës së zgjedhjeve lokale nga presidentja e vendit…