De Ligt: Italia ende nuk ka luajtur me ekipe të forta

22 qershor 2021 | 11:36

Matthijs de Ligt e ka paralajmëruar Italinë se duhet të luajë kundër skuadrave më të mira në “Euro 2020”, për të dëshmuar veten.

“Unë kam parë Italinë, ata luajnë me të vërtetë mirë. Ata madje nuk duken italianë. Ata sulmojnë, shtypin në fushë dhe kjo është bukur për t’u parë. Sidoqoftë, ashtu si ne, ata nuk luajtën kundër ekipeve të mëdha si Gjermania, Portugalia ose Franca. Ky është hapi tjetër për ata dhe ne”, ka thënë De Ligt. “Mendoj se jam përmirësuar në Itali. Tani kam më shumë përvojë, kam mësuar gjëra që nuk i dija në Ajax, jam bërë një futbollist më i mirë”, ka shtuar mbrojtësi i Juventusit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania dhe Kanadaja bashkuan forcat…