Veseli: Jemi në pritje të vendimit për liberalizimin e vizave

09 maj 2018 | 16:10

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se pas plotësimit të kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian (BE), vendi ynë pret vendimin për liberalizimin e vizave.

Duke folur për ditën e Evropës, Veseli ka thënë se qytetarët e vendit tonë mëshirojnë evropiane.

“Qytetarët e Kosovës besojnë në vlerat që mishëron Evropa dhe ky besim është shprehje e drejtpërdrejtë e identitetit tonë evropian. Populli i Kosovës nuk ka dilema për formën që do ta ketë e ardhmja e tij. Kjo e ardhme quhet – integrim i plotë në strukturat e Bashkimit Evropian dhe pjesë e NATO-s, që do të jetë rezultati final i punës sonë në përmbushjen e vizionit euroatlantik. Tani, ne presim që së shpejti ta kemi vendimin për liberalizimin e vizave, ndërsa kemi gjithë energjitë e duhura për ta përmbushur ëndrrën për Kosovën evropiane”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për dialog dhe kryenegociatore, dr. Edita Tahiri, mori pjesë…