Chiellini mungon ndaj Austrisë

22 qershor 2021 | 12:39

Italia mbylli fazën e grupeve të “Euro 2020” me një ecuri perfekte. Tri fitore kundër Turqisë, Zvicrës dhe Uellsit, 7 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar.

Tashmë vëmendja e të kaltërve është përqendruar në fazën e 1/8-ave, ku do të përplasen me Austrinë, të shtunën në mbrëmje, në Londër.

Trajneri Roberto Mançini u mbështet te rotacioni kundër Uellsit, megjithatë, sipas të gjitha gjasave, do të duhet të heqë dorë nga kontributi i Giorgio Chiellinit.

Kapiteni i Juventusit pati një problem muskulor gjatë ndeshjes kundër Zvicrës dhe megjithëse e kërkoi shumë shpejt zëvendësimin, për të mos rrezikuar më shumë, nuk po mundet të riaftësohet në kohë për sfidën me Austrinë. Për këtë arsye, Mançini duhet t’i japë fanellën e titullarit Acerbit ose Bastonit kundër Austrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një ndër artistet më të preferuara në vendin…