Dreshaj: Qeveria Kurti të zgjedhë metodologji të mirëfilltë për ardhjen dhe marrjen e vaksinës anti-Covid

22 qershor 2021 | 13:57

Deputeti Shemsedin Dreshaj në punimet e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së kishte disa kërkesa që i cilësoi të nevojshme për qeverinë dhe qytetarët.

Ai ka thënë se qeveria duhet të zgjedhë metodologjinë e ardhjes së vaksinave dhe joshjen me një kampanjë vetëdijësuese për marrjen e vaksinave anti-Covid, pasi sipas tij, është shqetësuese dinamika e ardhjes së vaksinave dhe ritmi i marrjes së vaksinave nga qytetarët.

“Qeveria të rrisë shumën buxhetore për mirëqenien sociale pasi qytetarët dhe kategoria e personave me nevoja të veçanta kanë kërkesa të shumta dhe duhet t’u gjejmë zgjidhje, siç janë reformat pensionale, kompensimi i stazhit të punës së punëtorëve të viteve të ‘90-ta, pensionim mbi lëndimet në vendin e punës, etj”, ka thënë deputeti Dreshaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, kërcënoi se do t’i burgosë…