Dogana nuk e ka pranuar vendimin e MTI-së për masat mbrojtëse për qumështin

09 maj 2018 | 17:06

Dogana e Kosovës ka reaguar ndaj rrjetit të organizatave joqeveritare “Avonet”, i cili ka kritikuar Doganën për moszbatimin e vendimit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, lidhur me masat mbrojtëse për qumështin e importuar nga Bosnja.

“Dogana e Kosovës është në pritje të vendimit sipas procedurave ligjore që kërkohen me Kodin doganor dhe të akcizave, gjegjësisht neni 9.1 i Kodit doganor, ku për zbatimin e vendimit të MTI-së për masat mbrojtëse në import kërkohet që vendimi të merret nga Qeveria e Kosovës. Gjithashtu për këtë Dogana e ka njoftuar MTI-në para datës 23 prill dhe Dogana deri sot nuk ka pranuar asnjë vendim sipas procedurave ligjore që kërkohen për zbatim në importin e qumështit nga Bosnja, ku vendoset taksa doganore prej 17 për qind në vlerë”, është thënë në reagimin e Doganës së Kosovës.

Gjithashtu, Dogana ka njoftuar se është duke i zbatuar disa vendime të MTI-së për vendosjen e masës së përkohshëm të importit të materialit ndërtimor nga argjila si dhe vendimin për vendosjen e masave në importin e miellit nga Serbia.

“Dogana është institucion i zbatimet të ligjit dhe çdo vendim të Qeverisë e ka obligim ligjor ta zbatojë, si dhe çdo vendim tjetër ku me ligjet ne fuqi kërkohet që Dogana duhet të zbatojë dhe çdo herë i ka zbatuar në momentin që kanë hyrë në fuqi”, është thënë në këtë reagim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë…