Thaçi kërkon ndihmën e Merkelit në procesin e dialogut me Serbinë

09 maj 2018 | 18:30

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendi ynë është i përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe integrim në Bashkim Evropian (BE).

Ai në një konferencë të përbashkët me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet ndërshtetërore dhe të implementohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Ai ka thënë se Kosova është e gatshme për fazën vendimtare në dialogun me Serbinë, siç është arritja e marrëveshjes përfundimtare.

Megjithatë, Thaçi ka pranuar se faza përfundimtare e dialogut nuk do të jetë e lehtë as për Kosovën dhe as për Serbinë, por ka theksuar se nuk ka rrugë tjetër për të ecur përpara përveç dialogut dhe marrëveshjes.

Ai ka thënë se marrëveshja finale duhet të përfundojë me njohje reciproke, pasi vetëm kjo mundëson heqjen e pengesave për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE.

“BE-ja duhet të vazhdojë të luajë rolin e vet ndërmjetësues edhe gjatë fazës përfundimtare, por e mirëpres edhe një rol aktiv, ndihmues në këtë proces të kancelares Merkel, pasi gëzon respektin në Kosovë dhe Serbi”, është shprehur Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në Karate nuk është lejuar…