Ekspedita e Kosovës sërish nuk lejohet të hy në Serbi

09 maj 2018 | 18:28

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në Karate nuk është lejuar që të hyjë të mërkurën në shtetin e Serbisë, edhe pas tentimit të dytë.

Policia e shtetit serb me vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, nuk lejuan që karateistët e Kosovës të hyjnë në Serbi për të marrë pjesën në Kampionatin Evropian të Karatesë, i cili do të mbahet nga 10 deri më 13 maj në Novi Sad të Serbisë.

Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK), Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur nga Merdara, se kryetari i Federatës Evropiane e ka telefonuar nga Serbia dhe i ka konfirmuar se Ministria e Punëve të Brendshme nuk po lejon hyrjen e ekipit të Kosovës në territorin e Serbisë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në një konferencë të përbashkët…