Unitedi është favorit për transferimin e Varanes

23 qershor 2021 | 16:27

Vera parashikohet tepër e nxehtë për Raphael Varane. E ardhmja e mbrojtësit duket larg Real Madrid, të cilët duket se e kanë humbur mundësinë për të rinovuar me francezin.

Sipas medieve spanjolle, madrilenët mund ta humbasin 28-vjeçarin me parametër zero vitin e ardhshëm, pasi më 30 qershor 2022 lojtarit i përfundon kontrata me spanjollët. Varane, i cili ndiqet me interes edhe nga Paris Saint Germain, duket se ka arritur akordin paraprak me anglezët e Manchester United, të cilët kanë mposhtur konkurrencën e parizienëve.

Gjithsesi në fund të Evropianit do të jetë vetë futbollisti ai që do të sqarojë situatën e tij lidhur me të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar tatimpaguesit se kanë…