Rritet interesimi i studentëve nga Kosova për të studiuar në Japoni

24 qershor 2021 | 11:32

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ka pritur të enjten në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në arsim.

Nagavci e ka falënderuar Mitsunori për ndihmën që ka dhënë Japonia për Kosovën, e në veçanti për mundësinë që ua ka dhënë studentëve të Kosovës që përmes bursave të studiojnë në universitetet japoneze.

Sipas një njoftimi të MAShTI-it, ministrja Nagavci e informoi ambasadorin Mitsunori për planet e qeverisë që synojnë ta përmirësojnë gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit, teksa ka theksuar se do të ishte i rëndësishëm bashkëpunimi me shtetin japonez në këtë drejtim.

Ndërsa i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori, ka theksuar se është i kënaqur që interesimi i studentëve kosovarë për të studiuar në Japoni është rritur, prandaj theksoi se do të shikohen mundësitë për të rritur edhe numrin e bursave.

Në këtë takim, ministrja Nagavci dhe Mitsunori janë dakorduar që të punojnë për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi në arsim mes Kosovës dhe Japonisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roza Lati njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe…