Kështu përcjelljet Thaçi pas takimit me Merkel (Video)

09 maj 2018 | 22:34

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel është përcjellë nga ndërtesa e Bundeskanzleramt nga një eskortë e gjatë e policisë gjermane.

Derisa vendi ku është ai ka mbajtur një konferencë për media është rrethuar nga Njësiti Special i Policisë Gjermane.

Thaçi ka qëndruar në një vizitë dyditëshe në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane. Fokusi kryesor i bisedave me Merkel kanë qenë marrëdhëniet bilaterale, perspektiva evropiane e Kosovës dhe dialogu me Serbinë.

https://www.youtube.com/watch?v=U5ctJJdRxxc

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gina Haspel, e nominuara e presidentit amerikan, Donald Trump për…