BERZH vlerëson rritjen ekonomike në Shqipëri

09 maj 2018 | 22:37

BERZH ka vlerësuar pozitivisht rritjen e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2018.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parashikon që ekonomia shqiptare të rritet me një normë prej 3.8% këtë vit, nga 3.7% që projektonte në raportin e kaluar. Ndërsa për vitin e ardhshëm, BERZH parashikon që rritja ekonomike do të jetë 3.9%.

Në raportin “Perspektivat ekonomike rajonale në rajonet ku operon BERZH, maj 2018″ citohet se “parashikimet e rritjes ekonomike gjatë vitit 2018 rishikohen me rritje, ndërsa rimëkëmbja e gjerë vazhdon”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me kancelaren gjermane,…