![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/4853C501-FE35-4573-9212-2D2FDCF1F0F7.jpeg)
Tmerr në Gjermani, 3 të vdekur dhe 6 të plagosur në Würzburg
25 qershor 2021
| 20:33
Të paktën tre persona kanë vdekur dhe gjashtë janë plagosur në qytetin gjerman të Würzburg pasi u sulmuan nga një burrë që mbante një thikë të madhe, thotë policia.
Agresori është arrestuar, thonë ata, dhe nuk ka më rrezik për publikun.
Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë një burrë të armatosur me thikë duke u konfrontuar me policinë dhe kalimtarët.
Zona përreth Barbarossaplatz, në qendër të qytetit, është rrethuar ndërsa po kryhen hetimet.
Nuk ka asnjë tregues që autori i sulmit të ketë vepruar në bashkëpunim me ndonjë tjetër.