![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/moti1.jpg)
Sot temperaturat deri në 33 gradë
27 qershor 2021
| 08:42
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftiy se sot Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare dhe mesatarisht e fortë në territore të izoluara.
Me kushte pothuajse të ngjashme parashihet edhe dita e parë e javës së ardhshme, mirëpo nga dita e martë sërish nxehtë e me vapë, me temperatura afërsisht të ngjashme me ditët e fundit.