Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

27 qershor 2021 | 08:59

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, i cili e shkaktoi aksidentin me fatalitet të shtunën në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima ishte ndalë në shiritin e emergjencës dhe më pas ishte goditur me veturë nga i dyshuari, ku vdiq në vend të ngjarjes.

“Autostrada Ibrahim Rugova, KM 47 Duhel- Malishevë, 26.06.2021 – 15:35. Është arrestuar vozitësi mashkull  kosovar, pasi që me automjet kishte goditur viktimën mashkull  kosovar, i cili ishte ndalë me veturë në shiritin emergjencë dhe kishte dalë nga vetura. Si pasojë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së

Policia njofton se trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur propagandë të…