Formacionet: Kroaci – Spanjë

28 qershor 2021 | 13:04

Sot nga ora 18:00 ballafaqohen Kroacia dhe Spanja. Kroacia arriti deri në këtë fazë pasi e mbyllin Grupin D në vendin e dytë me katër pikë të grumbulluara.

Spanja ishte në Grupin E ku përfundoi në vendin e dytë me pesë pikë të grumbulluara.

Spanjollët llogariten favorit në këtë ndeshje por që nuk kanë bindur edhe aq shumë në këtë Kampionat Evropian deri më tani, në anën tjetër kroatët duke u bazuar në përvojën që kanë do të synojnë kualifikimin. Fituesi i kësaj ndeshje në çerekfinale takohet me fituesin e ndeshjes tjetër mes Francës dhe Zvicrës.

Formacionet e mundshme:

Kroaci: Livakoviq; Vrsaljko, Lovren, Vida, Gvardiol; Modriq, Brozoviq, Kovaqiq; Vlasiq, Petkoviq, Rebiq.

Spanjë: Simon; Azpilicueta, Laporte, Torres, Alba; Pedri, Busquets, Koke; Sarabia, Morata, Moreno.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar formularët e deklarimit të…