Serbët e Kosovës mblidhen në Graqanicë për të festuar Vidovdanin

28 qershor 2021 | 13:30

Serbët e Kosovës sot në Graqanicë janë mbledhur qysh në orët e mëngjesit për të festuar Vidovanin, datë kjo e cila festohet në kujtim të Betejës së Kosovës.

Siç shkruan Kosovo online, Porfirije do të shërbejë në liturgjinë në Manastirin e Graqanicës, e cila ka filluar në orën 8:30 të mëngjesit.

Të pranishëm janë edhe drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, si dhe udhëheqësit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Dalibor Jevtiq.

Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefkije Islamaj   “Studime për gjuhën shqipe” I, II, III, IV,…