Milwaukee në epërsi ndaj Atlantas

28 qershor 2021 | 13:22

Milwaukee Bucks marrin avantazhin e serisë finale (2-1) të Konferencës së Lindjes ndaj Atlanta Hawks dhe këtë e bëjnë pikërisht në parketin e rivalëve nga Georgia, duke fituar me rezultatin 102-113.

Një sukses me përmbysje ky për Bucks, që në periodën e parë ishin madje -15 pikë, për të kthyer ekuilibrin në fundin e periodës së tretë dhe nisur arratinë në 12-minutëshin e fundit të përballjes.

“Ylli” i mbrëmjes për skuadrën nga Wisconsin ishte Khris Middleton, që në periodën e fundit realizoi 20 nga 38 pikët e tij në total. Në shtatë minutat e fundit të ndeshjes Hawks arritën të shënonin vetëm shtatë pikë, duke u dorëzuar pa kushte në sfidën e parë shtëpiake.

Middleton ishte pa dyshim më i miri, por kontribut të madh dha edhe Giannis Antetokounmpo me 33 pikë. Nga ana tjetër, për Hawks nuk mjaftuan 35 pikët e Trae Young, që në periodën e fundit realizoi 15 nga 17 pikë në total të skuadrës së tij, por që ishte i detyruar në fund të ngrinte flamurin e bardhë. Takimi i radhës i serisë do të luhet po në “State Farm Arena” të Atlantës. /SS/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar formularët e deklarimit të…