Kjo është pasuria e liderëve të opozitës

28 qershor 2021 | 13:15

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar formularët e deklarimit të pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në deklarimin e pasurisë ka treguar se posedon dy banesa, tokë dhe një veturë.

Ai ka deklaruar se së bashku me bashkëshorten kanë mbi 16 mijë euro para të gatshme në bankë.

Ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsion ka thënë se posedon pasuri të paluajtshme afër gjysmë milioni, 440 mijë euro.

Në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme, Abdixhiku ka thënë se i posedon dy shtëpi, njëra e trashëguar, tjera e blerë dhe 1.50 sipërfaqe hektarë tokë.

Abdixhiku ka edhe një veturë të tipit “Mercedes”, vlera e të cilës është 28 mijë e 500 që është blerë me kredi në vitin 2019.

Kryetari i LDK-së ka rreth 10 mijë euro para të gatshme në bankë.  Lumir Abdixhiku ka deklaruar se pagesa mujore që merr nga Kuvendi, ku është deputet, është 1 mijë e 437 euro.

Kurse Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në AKK ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej rreth mbi 1 milion euro, përfshirë këtu shtëpi banimi, apartamente dhe vila.

Po ashtu, ai ka deklaruar se hapur një kompani ndërtimore.   Gjithashtu, Haradinaj ka deklaruar mbi 40 mijë euro para të gatshme në banka, ndërsa detyrime financiare ka deklaruar rreth 150 mijë euro. Të hyrat vjetore të familjes Haradinaj arrijnë në 95 mijë euro.

Detajet për pasurinë e Enver Hoxhajt mund t’i lexoni: KËTU

Detajet për pasurinë e Lumir Abdixhikut mund t’i lexoni: KËTU

Detajet për pasurinë e Ramush Haradinajt mund t’i lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona rikthehet të interesohet për shërbimet e Marcos Alonsos, i…