Kryesuesi i KQZ-së kërkon reformë, pozita pret nga Radoniqi të jetë i paanshëm, opozita kundër emërimit të tij

28 qershor 2021 | 13:40

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka paraqitur para deputetëve sfidat kryesore të këtij institucioni gjatë viti 2020.

Radoniqi në Komisionin për Legjislacion e ka konsideruar sfidë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme komunale në dy komunat e Kosovës dhe ato të parakohshme, sepse sipas tij kjo ka qenë diçka e re andaj ka vështirësuar organizimin e zgjedhjeve.

“Për shkak të pandemisë viti 2020 ka qenë i vështirë edhe për KQZ-në si për përmbushjen e obligimeve ashtu edhe për  organizimin e zgjedhjeve. Pra KQZ-ja është përballur me sfidën e zgjedhjeve më kohë pandemie në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së veriut. Kjo ishte një sfidë që përballej për herë të parë”.

“Masat e ndërmarra nga KQZ-ja në zgjedhjet në ato dy komuna i kanë shërbyer si një vlerë edhe në organizmin e zgjedhjeve të parakohshme të shkurtit. Ky vit ka qenë sfidues në realizimin e planeve në kohët e paracaktuara. KQZ-ja në shumicën e kohës ka punuar me staf esencial”, ka thënë Radoniqi.

Po ashtu, Radoniqi ka kërkuar përshpejtimin e procesit të reformës zgjedhore.

“Sfidë mbeten mosndryshimi i ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale. Konsiderojmë që Kuvendi duhet të përmbyll procesin e reformës zgjedhore. Mosintergirmi i sistemit të adresave që po ndikon në saktësinë e votuesve”, ka shtuar ai.

Kurse deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arban Abrashi, ka uruar Radoniqin për detyrën e re, duke thënë se shpreson që ai do të udhëheq me këtë institucion me paanshmëri.

“Ka pas shumë vendime që e kanë lënduar procesin demokratik të vendit tonë, shpresoj që ju do ta siguroni një paanshmëri në vendimmarrje”, është shprehur ai.

Në anën tjetër, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka përmendura edhe njëherë vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga kryesimi i KQZ-së. Ajo e ka quajtur të paprecedentë këtë vendim, raporton “EO”.

“Them atë që e kemi thënë si PDK duhet të ndalemi në disa pika të cilat me i kemi adresuar shqetësimet tona. Them që e kam lexuar raportin dhe e vlerësoj punën dhe i kuptoj sfidat që janë përballur gjatë pandemisë”.

“E para ka të bëjë me veprimet e presidentes Osmani qe po bën shkelje të Kushtetutës duke mos e zbatuar atë për emërimin e një anëtari të dytë të PDK-së dhe për partinë VAKAT një anëtar”.

“Ne konsiderojmë që po bëhet një shkelje tipike nga presidentja e vendit për faktin se kandidati i tretë që pritet të hyj në KQZ është një kandidatë e Listës Guxo. Është e paprecedent mënyra se si Osmani ka shkarkuar një zonjë që ka respektuar ligjet e Kosovës”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 27 qershor, policia në Prizren kishte pranuar një informacion…