‘Kurrë si dihet’, çfarë po paralajmëron Sejdi Hoxha i PDK-së

28 qershor 2021 | 13:47

Kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha nga PDK-ja ka publikuar një fotografi me dy deputetet e këtij subjekti politik, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu- Shoshi.

Në këtë fotografi që Hoxha e ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar “kurrë si dihet”, duke mos e treguar se për çfarë e ka fjalën.

Është deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu që vazhdimisht ka dhënë sinjale para garës për të parin e partisë, megjithatë nuk dihet nëse ajo ka pretendime për t’i hyrë garës.

Pak minuta më parë ajo ka kritikuar se pse nuk ka asnjë kandidaturë të shpallur.

Ganimete Musliu pyet se ku janë kandidatët për kryetar të PDK-së: Rrini, rrini, 3 korriku erdhi!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbët e Kosovës sot në Graqanicë janë mbledhur qysh në…