Juve shfaqë interesim për Sanchesin

28 qershor 2021 | 14:24

Juventusi vazhdon të mendojë për përforcimin e mesfushës. Janë të shumtë emrat që qarkullojnë orët e fundit.

Emri i radhës është Renato Sanches, i cili është eliminua nga Evropiani. Mesfushori i datëlindjes 1997 i Lille duket se ka rigjetur veten në Ligue 1 pas eksperiencës zhgënjyese tek Bayern.

Sipas “Calciomercato.it” Juventus mund të mendojë për të nëse arrijnë të largojnë një tjetër mesfushor së bashku me Ramsey pasi ndërkohë është pranë nënshkrimit Locatelli. Juventus do të zgjidhi problemin e mbipopullimit në mesfushë e më pas mund të mendojë për portugezin, të cilin Lille e vlerëson 30 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Banka Evropiane për Investime kanë nënshkruar marrëveshjen e…