Formacionet: Francë – Zvicër

28 qershor 2021 | 16:22

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Zvicrës do të përballen sonte në kuadër të fazës 1/16 të “Euro 2020” nga ora 21:00. Franca arriti deri në këtë fazë pasi e mbyllën Grupin F në vendin e parë me pesë pikë të grumbulluara.

Zvicra përfundoi në vendin e tretë në Grupin A me katër pikë të grumbulluara.

Franca në këtë ndeshje do të paraqitet pa Ousmane Dembele, Lucas Digne, Marcus Thuram dhe Jules Kounde për shkak të lëndimeve, ndërsa Zvicra hyn e kompletuar në këtë ndeshje.

Franca llogaritet favorit i madh në këtë ndeshje, duke marrë parasysh skuadrën e mbushur me yje, në anën tjetër zviceranët në krye me Xherdan Shaqirin do të synojnë të shkaktojnë befasi. Kujtojmë që fituesi i kësaj ndeshje në çerekfinale takohet me fituesin e ndeshjes tjetër mes Kroacisë dhe Spanjës.

Formacionet e mundshme:

Franca: Lloris; Varane, Lenglet, Kimpembe; Pavard, Kante, Pogba, Hernandez; Griezmann; Mbappe, Benzema.

Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodriguez; Widmer, Xhaka, Freuler, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Osmani shpall të pavlefshme diplomën e SHMLT "Arkitekt Sinani"…