Zvicra shkruan historinë, kualifikohet në çerekfinale

28 qershor 2021 | 23:51

Tre futbollistët shqiptarë: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi janë në çerekfinale të “Euro 2020”.

Zvicra e ka shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Në minutën e 15-të, Zuber shërben me një asistim fantastik në zonë Seferoviqin, i cili e dërgon topin në cepin e portës së Lloris, për rezultatin 0-1. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat. Zuber e nxjerri një penallti, në minutën e 53-të pas një faulli të Pavard brenda zonës. Nga pika e bardhë Ricardo Rodriguez nuk arriti që të kalonte Llorisin, që e ndali me një pritje shumë të bukur.

Në harkun e tri minutave, Franca shënoi dy gola nëpërmjet Karim Benzemas. Në minutën e 75-të, Paul Pogba shënoi një super gol me një goditje të bukur nga distanca për 3-1. Nëntë  minuta nga fundi Seferoviq rihapi sërish ndeshjen, duke shënuar golin e dytë personal, kurse në fundin e kohës së rregullt, Xhaka e shërbeu për mrekulli Gabranoviq që arriti që të vendoste baraspeshën duke dërguar ndeshjen në shtesë ku nuk pati gola tjerë. Në penallti, Zvicra realizoi pesë herë, derisa në penalltinë e pestë për Francën gaboi Mbappe, gjuajtjen e të cilit e lexoi portieri Sommer.

Në çerekfinale, Zvicra do të përballet me Spanjën.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Hoxhaj ka folur rreth kandidaturës së tij të mundshme…