Sonte takohen Angli – Gjermani dhe Suedi – Ukrainë

29 qershor 2021 | 08:08

Anglia dhe Gjermania sonte (e martë) përballen në “Wembley” në fazën e 1/8 se finales në “Euro 2020”. “Tre Luanët” u kualifikuan si të parët në Grupin D, kurse Gjermania u kualifikua e dyta nga grupi i “vdekjes”.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se ndeshja e 1/8 së finales kundër Gjermanisë të martën në “Wembley” është një mundësi për ekipin e tij për ta shkruar historinë. Southgate shpreson se do ta udhëheqë Anglinë drejt çerekfinales, pasi ia doli ta dërgojë atë deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës më 2018. “Kjo ndeshje është mbase më e vlefshme se një ndeshje e rrethit të dytë. E tillë ishte Belgjikë – Portugali dhe një apo dy të tjera”, ka thënë Southgate.

“Është një mundësi e madhe për këtë ekip për ta shkruar historinë dhe për t’iu ofruar njerëzve kujtime të ndeshjeve Angli – Gjermani për të ardhmen, që dallojnë paksa me ato me të cilat janë vërshuar ata në ditët e fundit, të cilat nuk nënkuptojnë absolutisht asgjë për ta, sepse ata nuk kanë qenë të lindur bile”, ka deklaruar Southgate.
Për ndeshjen ndaj anglezëve foli edhe ylli i Chelseat, Kai Havertz, i cili pret një ndeshje të veçantë.

“Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua, pasi njoh disa lojtarë me të cilët jemi pjesë e klubit të Chelseat. Do të jetë një ndeshje e madhe si për ne dhe për ata. Anglia ka një skuadër me lojtarë tejet cilësorë, të cilët luajnë në skuadra të mëdha, por edhe në jemi një ekip me lojtarë me potencial dhe besoj se mund të arrijmë gjëra të mëdha në këtë evropian”, ka deklaruar Havertz.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sonte nga ora 21:00 është ajo në mes të Suedisë dhe Ukrainës.

Të martën takohen:
18:00 Angli – Gjermani
21:00 Suedi – Ukrainë

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Institutit Kosovar të Medias dhe Komunikimit (IKMK), Armend…