Sot temperaturat deri në 35 gradë

29 qershor 2021 | 08:25

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbaj mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin deri në 35 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia dhe Gjermania sonte (e martë) përballen në “Wembley” në…