![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/06/messi.jpeg)
Messi qëndron te Barça
29 qershor 2021
| 09:14
Leo Messi dhe Barcelona pritet ta zgjatin bashkëpunimin pavarësisht se verën e shkuar argjentinasi ishte i vendosur të largohej dhe e bëri kërkesën të ndodhte diçka e tillë.
Largimi i presidentit Josep Maria Bartomeu ka sjellë zhvillime të tjera dhe tashmë specialisti i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se në kampin katalanas, por edhe në atë të lojtarit, ka besim se firma do të vijë dhe marrëveshja e re deri në qershor të vitit 2023 do të bëhet zyrtare javën e ardhshme.
Palët tashmë po punojnë për të rregulluar disa detaje të kontratës, në mënyrë që më pas edhe të hidhet e zeza mbi të bardhë.