Kurti thotë se është i gatshëm të raportojë në Kuvend për dialogun

29 qershor 2021 | 17:10

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm kurdoherë për të raportuar para deputetëve në Kuvendin e Kosovës rreth takimit në Bruksel.

“Çdo herë i gatshëm jam unë”, ishte përgjigja e Kurtit pas përfundimit të Samitit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional që është mbajtur të martën në Prizren.

Ndryshe, më 15 qershor në Bruksel janë takuar për herë të parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër  Vuçiq. Tema më e përfolur e këtij takimi ishte asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithçka është gati për ndeshjen e zjarrtë të 1/8 së…