Mbrojtësi i njohur largohet nga Prishtina

30 qershor 2021 | 11:17

Klubi Futbollistik “Prishtina” ka mbetur pa njërin nga lojtarët më të mirë të skuadrës, Lumbardh Dellovën.

Dellova tashmë është rikthyer në Kroaci tek skuadra e tij Hajduki i Splitit.

Qendërmbrojtësi ishte i huazuar te skuadra e Prishtinës të cilës i ndihmoi shumë për t’u shpallur kampion në Superligën e Kosovës në futboll.

Edhe pse klubi kryeqytetas nuk ka lajmëruar asgjë për largimin e Dellovës, futbollisti sot është paraqitur sot me skuadrën e Hajdukut në ndeshjen kontrolluese kundër Slask.

Dellova ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat me Prishtinën, ndërsa ka shënuar një gol.

Ai më parë ka luajtur te Liria e Prizrenit para se të kalonte në Kroaci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka kritikuar…