Bahtiri priti në takim përfaqësuesit e projektit DEMOS

30 qershor 2021 | 11:33

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në takim përfaqësuesit nga projekti DEMOS, Shqiponja Vokshi, Shpend Emini si dhe Flamur Gruda.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, koordinatorja për Përformancë Komunale, Mevlyde Peci Shala, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, zyrtarja për Informim, Sofije Rushiti, si dhe zyrtarja për Barazi Gjinore, Besa Veseli.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i përfaqësuesve të komunës lidhur me grantin e performancës komunale të vitit 2019, konkretisht treguesit e grantit, si dhe diskutimi rreth trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunal.

Me këtë rast, përfaqësuesja nga projekti DEMOS, Shqiponja Vokshi, tha se sistemi i granteve të DEMOS-it nxitë komunat në përmirësimin e performancës së tyre, kështu sa më e lartë të jetë performanca komunale aq më i lartë do të jetë granti vjetor. Shuma e grantit për secilën komunë partnere varet nga performanca e tyre.

Po ashtu ajo tha se përmes grantit të performancës synohet stimulimi i komunave për përmirësimin e mëtutjeshëm të performancës së tyre në fushat e qeverisjes demokratike, menaxhimit komunal, transparencës dhe integriteti.

Kryetari, Agim Bahtiri, ka falënderuar MAPL-në, DEMOS-in dhe organizatat tjera të përfshira në këtë projekt për mbështetjen e tyre për Komunën e Mitrovicës, dhe në të njëjtën kohë potencoi se granti i performancës për komunën tonë është motivim shtesë për përmirësimin e mëtutjeshëm të mirëqenies sociale të qytetarëve, si dhe performancës në fushat e qeverisjes demokratike, menaxhimit komunal dhe transparencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një trup tjetër u gjet të martën në rrënojat e…