Alonso: Do të garoj deri në vitin 2024

30 qershor 2021 | 11:38

I rikthyer në pistë pas dy vjetësh pushim, Fernando Alonso ka bërë një rezyme të paraqitjes së tij me skuadrën alpine.

“Kampionati po shkon në drejtimin e duhur, ashtu sikurse e kisha parashikuar. Objektivi im mbetet ende njohja e makinës, të kuptoj se si konsumohen gomat. Kështu do të jem gati për vitin 2022”, ka thënë Alonso, dy herë kampion bote në Formula 1.

“E vështirë, vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli gjatë garës. Për çdo pilot që nuk është te Mercedesi apo Red Bulli, të renditet mes tre të parëve do të jetë më shumë çështje fati sesa meritë e tij. E ardhmja ime? Unë do të jem në Formula 1 deri në vitin 2024”, ka shtuar Alonso.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanada, në kohën kur ky…