Osmani pranoi kredencialet nga ambasadori jo-rezident i Bangladeshit

30 qershor 2021 | 13:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sot kredencialet nga ambasadori jo-rezident i Bangladeshit, Mosharraf Hossain Bhuiyan.

Duke i uruar suksese në misionin e ri, Osmani ka theksuar se Republika e Kosovës i vlerëson lart aleatët dhe partnerët e saj, dhe se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme nga Bangladeshi.

Sipas njoftimit të Presidentes, palët kanë diskutua për mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, me fokus të veçantë investimet dhe identifikimi i mundësive të reja për zgjerimin e bashkëpunimit të deritashëm.

Osmani tha se shpreson që Bangladeshi do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me ç’rast ambasadori Bhuiyan konfirmoi se vendi i tij mbetet një përkrahës i përhershëm në këtë drejtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetes së LDK-së, Vlora Dumoshi sot i ka humbur kuleta…