Kransiqi për Gent Cakaj: Do të ishte nder ta kem në ekip

30 qershor 2021 | 21:22

Kandidati për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë për politikanin Gent Cakaj, se do të ishte nder sikur ta kishte në ekipin e tij punues.

Krasniqi u shpreh shkurt dhe i bindur “Do të ishte nder ta kem në ekip”.

Pos Cakajt, Krasniqi tha se në ekipin e tij do të donte t’i kishte edhe Enver Hoxhajn e Vlora Citakun. Madje, nëse fiton, Krasniqi u shpreh i bindur se edhe do t’i ketë.

Tutje, Krasniqi ftoi edhe figura të tjera në PDK që t’i futen garës për të parin e PDK-së.

“Të shtunën unë do të dalë para PDK’së që t’ua prezantoj një platformë. Nëse ata pajtohen me bindjet e mia, atëherë pres të më mbështesin. Pres të ketë edhe kandidatë të tjerë, i ftoj të mos kenë mungesë të guximit. Edhe vetë kam pasur dilema, në fakt ka qenë shumë e vështirë. Mendoj që duhet me qenë një garë e hapur, jo rivalitet por konkurrencë”, shtoi Krasniqi në T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i vendit Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë Kurti…