Tmerr në Kanada, gjenden 182 varre të tjerë fëmijësh

30 qershor 2021 | 21:25

Një tjetër zbulim eshtrash fëmijësh është bërë së fundmi në Kanada. Mediat e huaja bëjnë me dije se nga gërmimet janë zbuluar 182 varre anonime në vendin e një ish- shkollë konviktesh amerikane vendas.

Ky është zbulimi i tretë i tillë brenda një muaji.

Zbulimi u bë pranë ish shkollës së konviktit St. Eugene në Cranbrook, Kolumbia Britanike , provinca më perëndimore e Kanadasë.

Ndërkohë mediat vendase kanë bërë me dije se javën e kaluar në Mariëall, Saskatcheëan janë gjetur 750 varre anonime në vendin e një ish-shkollë me konvikt për fëmijë dhe në fund të majit, eshtrat e 215 fëmijëve ishin gjetur në Kamloops, Kolumbia Britanike./abcnews

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë për…