Santos, trajner i Tottenhamit

30 qershor 2021 | 22:17

Nuno Espirito Santo është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Anglezët kanë vendosur për pasuesin e Mourinho, pasi kaluan në sitë shumë emra.

Portugezi 47-vjeçar kishte spikatur në katër sezone në krye të Wolverhampton dhe londinezët menduan t’i besojnë stolin. Pak çaste më parë kanë dale edhe me komunikatë.

Kontrata e Santo do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023. Tottenham vë në dukje ecurinë e mirë të teknikut me Wolves si dhe faktin që rriti lojtarë si Diogo Jota, Ruben Neves, Raul Jimenez, Pedro Neto dhe Adama Traore.

Nuno në të shkuarën ka drejtuar Rio Ave në Portugali, si dhe Valencian në vitin 2014. Gjithashtu ai ka një eksperiencë te Porto, ekip me të cilin doli në vendin e dytë në kampionatin portugez dhe humbi vetëm dy ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prototip i një makine fluturuese ka përfunduar një fluturim…