SHARRI HEROIK I LUFTËS PËR LIRI PARK NACIONAL

01 qershor 2021 | 23:59


Ismet Sylejmani

Sharri legjendarë, i djegur e i granatuar, i bombarduar dhe i mitraluar në luftën titanike, çlirimtare e fitimtare të UÇK-së Kombëtare, i ujitur me gjakun e luftës për liri të Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit, me vendim shteti është bërë Park Nacional!

Ngjarje e madhe e Kombit shqiptar dhe eveniment i madh i Parlamentit dhe Qeverisë së shetetit të Maqedonisë së Veriut!

Sharri heroik që brenda konfiguracionit të tij mahnitës ka fshatin historik Shipkovicën e lashtë, në të cilën ishte Selia e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, aty prej nga dirigjonte me luftën e popullit shqiptar për liri e të drejta kombëtare e njerëzore, për prosperitet euroatlantik dhe përparim e demokraci euroamerikane, themeluesi e Kryekomandanti i UÇK-së Ali Ahmeti!

Sharri i pamposhtur që në themelet e vargamalit të tij e ka Kalanë heroike të Tetovës, e cila ishte fortesa e parë e arenës së luftës për liri me armë në duar e me heroizem të pashembullt të luftëtarëve të UÇK-së e të popullit shqiptar!

Betejat më të mëdha të luftërave për liri të popullit shqiptar e të luftës së madhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me përmasa e ndikim ndërkombëtar, krahas maleve të ndryshme të gjeografisë së Atdheut, që u bënë fortesat dhe barrikadat e pakalueshme ku lanë eshtrat dhe kockat e tyre armiq, pushtues e tradhetar të ndryshëm, Sharri zë vend në radhën e parë të flamurit të betejave të përgjakshme e ngadhnjyese të shqiptarëve luftëtarë heronjë e gjigand titanësh!

Luftëtarët e vertetë të truallit tonë të lashtë arbërore, sikur është i madhi dhe i lavdishmi, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, veprat e mëdha sikur kjo e fitores së shpalljes së Sharrit Park Nacional, i kanë objektiva të parealizuara të Platformës Kombëtare Çlitimtare të ëndrrave të mëdha që nga Skënderbeu e deri te Heronjtë dhe Deshmorët e ditëve tona!

Nderime e perulje të rënëve për liri!

Respekt e mirënjohje të gjithë asaj armate të madhe të anëtarëve të BDI-së, që janë besnikët e Ali Ahmetit, i cili si njëri nga bijtë më të mëdhenjë e Udhëheqësit më të përkushtuar të Kombit, drejton e udhëheqë me largpamësi prej besnikut të madh dhe realizatori të projekteve të mëdha të atdhetarëve të lavdishëm shumë nga të cilët janë engjuj të Kombit të cilët gëzojnë nga fitoret e mëdha e të njëpasnjëshme që arrijnë shokët, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e tyre të gjallë!

Prishtinë, 30 Qershor 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i ri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka shpjeguar…