Musliu thirrje grave të punësuara: Vendosni në profil foton e Kurtit ose të Osmanit

01 korrik 2021 | 00:46

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu iu ka rekomanduar të gjitha grave të punësuara që të vendosin sa më parë në profilet e tyre fotografinë e kryeministrit apo të presidentës në mënyrë që të mos shkarkohen.

“Te vendosni sa më parë në profilet tuaja fotografinë e kryeministrit apo të presidentes aktuale të Kosoves, përndryshe rrezikoni të humbasni vendin e punës dhe të etiketoheni me epitete nga më të ndryshmet sepse vlerat tuaja profesionale e njerëzore vijnë në shprehje vetëm kur njihni për profet Albin Kurtin”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në “Facebook”.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Gra te dashura e te zonja, ju profesionaliste te deshmuara, ku do qe jeni duke dhene kontribut ne institucionet e Kosoves e di qe jeni krenare per veten dhe punen qe beni por une ju rekomandoj:
Te vendosni sa me pare ne profilet tuaja fotografine e Kryeministrit apo te Presidentes aktuale te Kosoves, perndryshe rrezikoni te humbasni vendin e punes dhe te etiketoheni me epitete nga me te ndryshmet sepse vlerat tuaja profesionale e njerzore vijne ne shprehje vetem kur njihni per profet Albin Kurtin.
P.S pres qe ne seancen e radhes u.d e shefes se grupit parlamentar te VV znj Mimoza Kusari Lila, te thure elegji per shkarkimin e zv. Drejtoreshes se AKI-se, sepse sipas logjikes se tyre grate jane te zonjat e profesioniste vetem kur jane ne VV.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar…