167 raste aktive me Covid në Kosovë

01 korrik 2021 | 06:59

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar të mërkurën se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe nëntë raste të reja me Covid-19, bazuar në testimin e 1,648 mostrave.

Të shëruar nga Covid-19, janë edhe tetë pacientë ndërsa raste aktive aktualisht janë 167.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107, 758 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,258 kanë vdekur, ndërsa 105,333 janë shëruar.

Deri të mërkurën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, janë dhënë 179,029 doza të vaksinës, ndërsa 41,573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër Covid-19.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara presin që Kosova dhe Serbia t’iu përmbahen…