Sekretari i NATO-s vjen sot në Kosovë

01 korrik 2021 | 07:48

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vijë sot në Kosovë ku do ta vizitojë KFOR-in.

Ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.

Sekretari i aleancës veri-atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.

Po ashtu, ai do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar të…