Sot do të ketë ulje të temperaturave për 3 deri në 6 gradë

01 korrik 2021 | 08:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë më i freskët dhe me rënie të maksimaleve për 3 deri 6 gradë celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit.

Nuk përjashtohen mundësit që këto vranësira të sjellin riga shiu nëpër disa vende.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë celsius, maksimalet deri në 32 gradë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, do…