Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit

01 korrik 2021 | 08:19

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të diskutuar rreth përgatitjeve për seancë plenare.

Kryesia do të mblidhet në orën 10:00.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Përgatitjet për seancë plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020,

Shqyrtimi i Rekomandimit te Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit te Kosovës.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Ndërsa të martën mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dështoi përshkak të mungesës së korumit. Në mbledhje nuk ishte nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, nënkryetari i Listës Serbe dhe nënkryetari i grupit multi-etnik.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca para gazetarëve tha se do të ngrisinë përgjegjësinë e pjesëmarrjes në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe se grupet parlamentare duhet të jenë të vëmendshëm për domosdoshmërinë që të marrin pjesë në mbledhje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, më 1 korrik, Sllovenia do të marrë në udhëheqje…